Berisha numëron pronat e Shullazit, i regjistroi me pistoletë në kokë kryeregjistruesve

Ish-kryeministri Berisha në vijim të denoncimeve për Emiljano Shullazin, radhit pasuritë që ai ka vendosur në Tiranë.Duke përmendur një mesazh të një qytetari, Berisha përmend pronat të asaj që ai quan “perandorisë qeveritare të krimit Shullazi”.Berisha veçoi një karburant në pronësi të Shullazit në Rrugën e Kavajës pranë shkollës Hoteleri Turizmi, i blerë me 500 mijë euro, si dhe një pronë truall rreth 3000 mijë m2 në rrugën “Vangjel Noti”, po në kryeqytet e marrë pa asnjë lekë.Duke u rikthyer tek ish-Hotel Vollga, Berisha thekson se prona u regjistrua nëpërmjet kërcënimit me pistoletë të kryeregjistruesit Ilirjan Muho.Berisha thotë gjithashtu, se flitet që Shullazi të marrë edhe një leje ndërtimi multifunksionale.Ai reagon edhe për deklaratat e sotme të kryeministrit Rama për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, duke theksuar se nuk ia përmendi asnjëherë emrin të arrestuarit.Berisha: Rama nuk i referohet me emër askërkund Shullazit në fjalën e tij. Kjo sepse burime te besueshme pohojnë se Rama ka mbi 2 km biseda telefonike të regjistruara nga shërbimet partnere me Milin e Partisë dhe ka frike te tmerrshme se mos Mili flet ne prokurori për lidhjet e tij me kreun e meduzës së krimit të organizuar të Shqipërisë, që është njëkohësisht dhe kreu i ekzekutivit i "aleancës se qelbësirave"!Postimi i plotë i Berishës:berisha/Ora News/