Tatimet dhe Doganat tejkalojnë planin edhe në mars, 95.8 mld lekë të ardhura

Tatimet dhe doganat kanë arritur të tejkalojnë planin e të ardhurave edhe për muajin mars, duke shënuar një performacë pozitive për tretin muaj rradhazi. Për këtë periudhë në buxhet janë grumbulluar 95.8 miliardë lekë ose 1.4 milionë më shumë se planifikimi. Në përmirësim paraqiten edhe shpenzimet që jane realizuar në nivelin 88%. Viti 2016 ka nisur i mbarë për buxhetin e shtetit. Për të tretin muaj rradhazi, të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat kanë tejkaluar planin, duke konfirmuar se aksioni anti-informalitet po jep rezultat.Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në arkën e shtetit u grumbulluan 95.8 miliardë lekë të ardhura, ose 1.4 milionë lekë më shumë se plani i kësaj periudhe.Nga Tatimet dhe Doganat u mblodhën 84.8 miliardë lekë të ardhura, me rritje 12.4 miliardë lekë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë dhe 2.7 miliardë më shumë se plani.Financat raportojnë rirtje të të ardhurave në të gjithë zërat kryesorë, përfshi këtu akcizen, që ka qenë taksa problematike dhe me firot më të mëdha në dy vitet e fundit.Përmirësimi ka ardhur si pasojë e rritjes së sasisë së cigareve të importuar.Ndërsa të ardhurat nga renta minera janë në rënie me 17.7% kundrejt tremujorit të parë të vitit të kaluar, duke reflektuar rënien drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar.Përsa u përket shpenzimeve,  për 3 -mujorin e parë të këtij viti, ato arritën në rreth 82.2 miliardë lekë ose 88% e planit.Një performancë që vlerësohet më e mirë se ajo e periudhave të mëparshme.Kjo edhe përsa u përket shpenzimeve kapitale ose ndryshe investimeve.Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, investimet me financim të huaj u realizuan në nivelin e 75%, ndërsa ato me financim të brendshëm në nivelet e 85%.TË ARDHURAT NGA TATIMET DHE DOGANAT3 mujori 2016                84.8 mld lekëEcuria vjetore                 12.4 mld lekë rritjeKundrejt planit                 2.7 mld lekë rritje