Amerikanët tregojnë “forcën” ne tregun bankar shqiptar: Fitime rekord
Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) shënoi rezultatet më të mira në sistemin bankar për rritjen e aseteve dhe depozitave, mjaftueshmerine e kapitalit, perfitueshmerine si dhe përmirësimin e cilesise se aseteve.Në mbledhjen e tij të parë për vitin 2016, Bordi Drejtues i ABI Bank raportoi per Q1, 2016, 215 milionë Euro për totalin e aktiveve, 30 milionë Euro kapital neto dhe 3.6 milionë Euro në të ardhurat neto.Bordi diskutoi performancën e ABI Bank gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 ne kontekstin e situatës së përgjithshme të sektorit bankar dhe ekonomisë shqiptare në përgjithësi.Bordi njohu rëndësinë e masave të ndërmarra deri më tani me qëllim përmirësimin e portofolit të kredisë, rritjen e bankës dhe kthimin e bankës në një nga institucionet më fitimprurëse në sistemin bankar.Bordi Drejtues u shpreh se ABI Bank rezulton banka më e mirë në Shqipëri sipas treguesve kryesore të performancës gjatë Q1, 2016 dhe më konkretisht:-përmirësimi më i madh për cilësinë e portofolit të kredive në 2015 (45%),-rritja më e madhe e totalit të aktiveve në gjashtë muajt e fundit (20.8%) dhe depozitave (22%)-përqindja më e lartë e përfitueshmërisë gjatë tremujorit të parë të 2016 (7% në asete dhe 85% në kapital aksioner),- përmirësimi më i madh i mjaftueshmërisë së kapitalit (25%).Gregory Katz, përfaqësues i aksionerëve te ABI, pohoi se “pronarët dhe drejtuesit e rinj janë përkushtuar për te bere ABI Bank bankën me rritjen më të shpejtë në vend”.Lorenzo Roncari, Kryetar i Bordit të Drejtuesve, nënvizoi: “Pas vetëm gjashtë muajsh, kemi nje bankë më të madhe, më cilësore, me përfitime më të mëdha dhe me të gjitha mundësitë për të qënë një faktor pozitiv në rritjen e klientëve tanë dhe ekonomisë Shqiptare, pasi banka rritet vetem po u rrit ekonomia e vendit”.Ndërkohë, Anëtari i Bordit Marc Crawford u shpreh: “Rritja e ndjeshme e bankës gjatë gjashtë muajve të parë tregon për një potencial të madh zhvillimi pavarësisht stanjacionit të përgjithshëm të sistemit bankar”.Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i ABI Bank, Andi Ballta, theksoi se ”klientët dhe stafi ndihen krenarë, entuziastë dhe optimistë për rezultatet pozitive të tremujorit të pare dhe per vazhdimin e emrit te mire te investimeve amerikane ne Shqiperi. Ne synojmë të rritemi me klientët e duhur dhe në sektorët e duhur të ekonomisë. Gjatë vitit 2016 do të kemi me shume lajme të mira nga ABI Bank. Industria bankare në Shqipëri dhe në rajon ofron mundësi të shkëlqyera për vitin 2016. Ne kemi madhesine e duhur, nje mbështetje të fortë të aksionerëve dhe energjinë e kerkuar për t’i shërbyer klientëve tanë me shpejtësi dhe transparencë.”ABI Bank zotërohet nga një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë rajonale me qendër në New York dhe me mbi 3 miliardë dollarë nën administrim.