Rrezikohet zhdukja e peshqve në lagunën e Kunës, në 1 vit ngordhën 20 kuintal

Ujërat e lagunës së Kunës në Shëngjin janë të ndotura dhe kjo ka sjellë një katastrofe ekologjike.Kjo situatë vijon prej një viti, duke bërë që të të dëmtohen habitatet ujore.Ky shqetësim është ngritur nga peshkataret e zonës, të cilët pretendojnë se brenda kësaj lagune derdhen ujëra të ndotura, ndërsa insitucionet vijojnë të heshtin përballë këtij fakti.Peshkatarët thonë se në harkun kohor të një viti kanë ngordhur mbi 20 kuintal peshk, gjë që faktohet edhe nga fotot e shkrepura prej tyre.Krahas ndotjes, peshkatarët ngrejnë shqetësimin edhe përsa i përket peshkut që kapet në këtë zonë, pasi nuk dihet nëse duhet të konsumohet apo jo.Peshkatari: Ndotja e ujit, se nuk ka arsye tjetër. I kemi lënë ngjalat me nga dy muaj këtu dhe si ka gjetur gjë. Tani i shohim përditë dhe të gjitha kanë plas.Është prishur uji.Peshkatari: Vitin e kaluar mbi 15 kuintal vetëm koc ka plas dhe asnjë njeri nuk është interesuar për këtë punë. Organet kompetente duhet të shqetësohen nga se vjen.Me shqetësimin është i njohur edhe Inspektoriati Mjedisor në Lezhë.Kreu i këtij institucioni, Ferdinand Ndoj, thotë se problem mbetet impianti i përpunimit të ujërave të zeza dhe sipas tij menjëherë ka nisur inspektimi.Ferdinand Ndoj: Impianti i pastrimit të ujërave të zeza i cili kam një sinjalizim që ujërat dalin pa u përpunar dhe brenda pak ditëve do të çoj inpektimin përkatës. Dhe nëqoftëse është e vërtetë do të merren masa administrative siç e ka ligji.Impianti i përpunimit të ujërave të zeza dhe kanali ku derdhen ujërat e fabrikës së përpunimit të peshkut, dyshohen sa janë dy shkaktarët e kësaj situate.Në lidhje me këtë problematike edhe institucioni i Prefektit ka kërkuar një mbledhje urgjente të institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar që të verifikohet situata si dhe të kryhen analizat për të përcaktuar arsyet e ndotjes së lagunës.[caption id="attachment_724203" align="alignnone" width="600"]kune Peshqit e ngordhur[/caption][caption id="attachment_724205" align="alignnone" width="600"]kune1 Peshqit e ngordhur[/caption][caption id="attachment_724207" align="alignnone" width="600"]kune4 Peshqit e ngordhur[/caption]