Banorët e Bradasheshit: Shteti na mori tokën por s'na shpronësoi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2016, 16:47
Rreth 20 familje në Bradashesh të Elbasanit thonë se nuk kanë marrë paratë e shpronësimit nga ndërtimi i tunelit 2.5 km të gjatë në rrugën Elbasan-Tiranë.Banorët theksojnë se prona iu mor në funksion të rrugës dhe ende sot nuk kanë përfituar asgjë. Banor: Nuk jemi kompensuar fare. Mua më kanë marrë 220 metra në vend. Më morën gjysmën e tokës.Banoret e Bradasheshit thonë se askush nuk ka ardhur për matjen e tokës, edhe ne ato raste kur ky proces u krye, u llogarit me çmim nën vlerën e tregut, ndonëse premtimi në fushatën e 2013, ishte me tjetër vlerësim.Banor: Na dhanë nga 4 mijë lekë metri, mirëpo nuk na i dhanë lekët.Autostrada që lidh Elbasanin me Tiranën, e ndërtuar në kohë rekord prej 13 muajsh u përurua më 16 qershor 2013./Ora News/