Pastrohen grup-depot e Zaranikës, sipërfaqja i kthehet komunitetit
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të mundur pastrimin e grup-depove të Zaranikës në Elbasan.Për zv/Ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi kjo është një mënyrë që tregon sesi Forcat e Armatosura janë në shërbim të sigurisë së qytetarëve.Komanda Mbështetëse e Ministrisë së Mbrojtjes ka përfunduar reduktimin pastrimin dhe çertifikimn e grup-depove të Zaranikës në qytetin e Elbasanit.Batalioni i armatim-municioneve dhe ai i transportit bëri të mundur përgatitjen dhe transportin e 272 ton materialeve.I shoqëruar nga komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Fatmir Lokaj si dhe përfaqësues të pushtetit vendor, zv/Ministri i Mbrotjes Petro Koçi në ceremoninë e çertifikimit të pastrimit të këtyre grup-depove theksoi se përfundimi i këtij operacioni është dëshmi sesi FA punon jo vetëm për sigurinë e jetës së qytetarëve, por kontribuon edhe për zhvillimin social dhe ekonomik të një zone të caktuar.Koçi: Me krenari mund të themi që po dorëzojmë për zhvillim në shërbim të komunitetit dhe të shoqërisë një sipërfaqe të konsiderueshme, që do të thotë se FA, jo vetëm punon që të garantohet siguria e jetës së qytetarëve, por në këtë rast kontribuon edhe për zhvillimin social dhe ekonomik të një zone të caktuar. 250 ton materiale të ndryshme, ku mes tyre me siguri ka pasur edhe elementë të rrezikshëm, tregojnë për një punë voluminoze, të jashtëzakonshme.Përfundimi i këtij operacioni është vazhdim i realizimit me sukses pastrimit të hot-spoteve në Gërdec dhe Poshnjë të Beratit.Komanda Mbështetëse për vitin 2016 ka planifikuar pastrimin e grup-depove Arshilengo në Gjirokastër, Nuaj, Krujë, Qafëmolla 1, si dhe pastrimin e hot-spoteve në Klos dhe Selicë, Burrel.