Shpallet emergjencë disaditore për pastrimin e liqenit të Kukësit
Mbeturinat masive në Liqenin e Fierzës ka detyruar Prefekturën e Kukësit të shpallë gjendjen e emergjencës lokale për një periudhë 5 ditore.Prefekti Liman Morina ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë aktorëve lokalë por edhe mjeteve që do të vijnë nga Drejtoria e Përgjithsmme e Emergjencave civile për pastrimin e liqenit.Morina: Situata mund të jetë pesëditore ose më shumë, por brenda këtij afati kjo pjesë duhet të merren të gjitha masat për ta pastruar. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Premçi ka shigjetuar vendorët për mos hartimin e një plani masash për pastrimin e këtij liqeni.Premçi: Duhet t’i kishit raportuar prefektit që ne kemi dy motobarka. Kërkohet përgjegjësia e gjithsecilit. Fenomeni nuk lindi sot.Ardhja e mjeteve të specializuara do të bëjë të mundur nisjen e pastrimit të liqenit të Fierzës./Ora News/