Vlerësimi i riskut, Dritan Ylli: Me sipërmarrjen private të shtojmë sigurinë në punë
Inspektoriati i Punës ka zhvilluar një takim informues me përfaqësues të kompanive më të mëdha dhe përfaqësues të Sindikatave për prezantimin e manualit të vlerësimit të riskut në vendet e punës.Në fjalën e tij kreu i Inspesktoriatit të Punës kërkoi nga sipërmarrjet private më shumë investime dhe krijimin e një mjedisi pune të denjë për punonjësit.Ylli: Është një qasje praktike në radhë të parë mes punëdhënësve dhe punëmarrësve për të krijuar një mjedis parandalues të riksut. Sot patjetër që kemi një përmirësim të dukshëm të situatës, të gjithë bashkë e shikojmë që ka një kujdes më të shtuar kudo të hedhim sytë qoftë në kantierët e ndërtimit, infrastrukturën rrugore, miniera apo nxjerrjen dhe përpunimin e naftës.Kreu i Inspektoriatit të Punës bëri me dije se përgjatë këtij viti ka pasur një përmirësim të dukshëm përsa i përket sigurisë në punë.Ylli: 2800 ndërmarrje më shumë sesa periudhat e më parshme të viteve të shkuara të cilat kanë gareantuar një mjedis më të sigurtë pune për punonjësit e tyre dhe kjo është mjaft e rëndësishme.Nga ana tjetër kemi më shumë nga vitet e kaluara 3300 punonjës të cilëve sot u është dhënë mundësia të kenë logjistikën mbrojtëse të tyre për të garantuar shëndetin dhe jetën e tyre.Pak ditë më parë kreu i Inspektoriatit të Punës zhvilloi takim me Shoqatën e bankave ku e vlerësoi atë si një ndër sektorët model.