Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm, alarm për tsunami
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2016, 19:17
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë ka goditur sërish Japoninë, pas atij të ditës së djeshme ku humbën jetën nëntë persona.Ende nuk ka asnjë raportim zyrtar rreth dëmeve që kanë shkaktuar lëkundjet sizmike të ditës së sotme, por ka një lajmërim për një tsunami që mund të godasë vendin gjatë orëve në vijim.Epiqendra e tërmetit ka qënë në qytetin Kumamoto, vetëm 8 milje larg epiqëndrës së tërmetit të djeshëm.Zyrtarët kanë raportuar se pas tërmetit 7.1 ballë, një tjetër tërmet më pak i fuqishëm ka tronditur vendin, por nuk është komunikuar ende magnitude e tij.Lëkundjet sizmike kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërkohë që mijëra forca zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në zonat e prekura për të menaxhuar situatën.
