Në 5 muaj janë shënuar 220 raste me infarktit të miokardit

Në 5 muaj, 220 persona të paraqitur në urgjencën e kardiologjisë kanë mund ti shpëtojnë vdekjes për shkak të paraqitjes në kohë në spital dhe ndërhyrjes nga bluzat e bardha.Pacientët janë paraqitur me problem të infarktit të miokardit dhe kryeja e koronarografisë ka qenë nevojë emergjente.Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka kryer një inspektim në urgjencën e kardiologjisë për të parë nga afër rastet e paraqitura por dhe punën e mjekëve në këtë shërbim.Prof. Dr. Artan Goda, shefi i Shërbimit të Hemodinamikës: Këtu janë jetë të shpëtuara. Brenda orëve të para të zhvillimit të kësaj sëmundje që të gjithë e njohin sa e rrezikshme është dhe sa jetë merr.Beqaj: Praktikisht, ne jemi në gjendje t’u përgjigjemi shumë më mirë rasteve urgjente kardiake që ndodhin, janë frekuente.Me urdhër të ministrit të shëndetësisë, Shërbimi i Urgjencës Kardiologjike funksionon 24 orë në 24 në çdo ditë të javës. Të dhënat e Shërbimit të Hemodinamikës tregojnë se deri një ditë më parë janë realizuar 220 ekzaminime për pacientët e paraqitur si raste urgjente, dhe numrin më të madh të ekzaminimeve e ka Tirana, Durrësi, Vlora, Korça, etj./Ora News/