Meta për SHBA: Reformat kryefjala e mesazhit të Washingtonit, sidomos drejtësia

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka përshëndetur vizitën e kreut të Qeverisë në Uashington, duke theksuar se kryefjala e këtij takimi ishte thellimi i reformave në vend.Në një dalje publike pikërisht atëherë kur Komisoni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi e kishte rifilluar punën e tij, Kryeparlamentari tha se veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit kërkohet më shumë punë.Meta: Mesazhet e vizitës janë të qarta. SHBA mbështet rrugën e reformave dhe bën thirrje për thellimin e tyre, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.Duke komentuar rezolutën e miratuar nga Parlamenti Europian dhe ku theksohej se Shqipëria do të ecte në rrugën e integrimit pasi të ketë plotësuar prioritetet krysore si reforma në drejtësi, Meta tha se ajo ngarkon me përgjegjësi politikën shqiptare.Meta: Është përgjegjësi e klasës politike ta lexojë në mënyrën e duhur rezolutën, e cila duhet të jetë një udhërrëfyes dhe të bashkojë palët për çuarjen përpara të reformave dhe hapjen e negociatave.Pasi përshëndeti thyerjen e bojkotit në Komisione të Partisë Demokratike, Meta vlerësoi si demokratike edhe marrëdhëniet me partnerin kryesor qeverisës, PS, të cilës në fakt kohët e fundit i është drejtuar dhe me letra publike për të përmirësuar situatën e fermerëve shqiptarë.Meta: Mendoj se koalicioni funksionin shumë normalisht dhe në mënyrë demokratike. Do të përshëndesja dhe dhënien fund të marrëdhënies të kushtëzuar me parlamentin nga ana e Partisë Demokratike, gjë që besoj do të shërbejë si premisë pozitive për t’u bashkuar të gjithë së bashku, sa të jetë e mundur, për ecurinë e reformave me ritmin e duhur.LSI ka këkruar miratimin e një reforme që të garantojë konsensus gjithëpërfshirës, përfshirë edhe takimin e një niveli të lartë politik që u pasua me ftesën e Kryeministrit dhe përgjigjen e kreut demokrat Basha.