Në 25 vjetorin e parlamentit pluralist demokratik qytetarët vizituan Kuvendin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2016, 16:36
Në kuadër të 25-vjetorit të Parlamentit pluralist demokratik, Kuvendi i Shqipërisë organizoi ditën e dyerve të hapura në sallën e seancave plenare.Lidhur më këtë, qytetarëve iu dha mundësia që duke nisur nga ora 10:00 e mëngjësit të së premtes të vizitonin ambientet e Kuvendit e të njiheshin nga afër me historinë e Parlamentit pluralist demokratik.Të parët që vizituan sallën e seancave plenare ishin nxënësit e gjimnazeve të Tiranës, të cilët për pak minuta zëvëndësuan deputetët në sallë.Biseda midis tyre u përqëndrua tek debati për futjen e fesë në shkolla, ku secili prej tyre shprehu mendimin pro dhe kundër.