Ekspertët gjermanë: Shqipëria me nivel kritik të borxhit, pengon zhvillimin

Ekspertët gjermanë kanë ngritur si  shqetësim krizën e borxheve që ka prekur një sërë vendesh në botë. Sipas raportit mbi borxhet, 108 shtete konsiderohen me borxhe kritike dhe Shqipëria renditet  një prej tyre. Sipas nje raporti të publikuar në DË, aktualisht Shqipëria e ka nivelin e borxhit mbi 72%, i cili vlerësohet mjaft i rrezikshëm për ecurinë ekonomike të vendit.Shqipëria është një vend me borxh në nivel kritik.Ky është vlerësimi i ekspertëve gjermanë për rrezikun që i kanoset një sërë vendeve nga kriza e borxheve.Sipas raportit mbi borxhet, 108 shtete konsiderohen "me borxhe kritike".Raste dramatike paraqiten në periferinë europiane si në Kroaci, Serbi, Ukrainë e Shqipëri.Eksperët ngrenë si shqetësim faktin  se mund të kemi një përkeqësim të gjendjes së borxheve e ndikuar  kjo nga rënia e ndjeshme e çmimeve për lëndët e para, zhvillimet e paparashikueshme në tregjet e kapitalit dhe një rritje e dobët ekonomike globale.Për të përmirësuar situatën, eksperët i bëjnë thirrje Qeverisë gjermane që krizën e borxheve ta vendosë në axhendën  ndërkombëtare, duke kërkuar krijimin e një kuadri global ligjor për zgjidhjen e krizës së borxheve në të cilin të merren parasysh edhe interesat e vendeve në borxhe.Rritja e borxhit shtetëror sipas ekspertëve është një "pengesë qendrore" për zhvillimin ekonomik por edhe për investimet në një ekonomi.Aktualisht niveli i borxhit publik është  72.5%  dhe Qeveria synon që ta ulë  në 68% në vitin 2017 si dhe në 59.3% në vitin 2019.Kjo pritet të arrrihet nëpërmjet tkurrjes së huamarrjes dhe reduktimit të shpenzimeve.