U rikthye duke kryer grabitje pasi u deportua në janar, dënohet shqiptari

Një shqiptar i akuzuar për vjedhje doli përpara gjykatës në Britaninë e Madhe.Shqiptari Xhim Tota, 23 vjeç, ishte deportuar në janar, por ai ishte rikthyer sërish në mënyrë të paligjshme në Britani.Mediat britanike shkruajnë se shqiptari u arrestua në flagrancë më 6 mars të këtij viti në veri të Oksfordit.Bashkë me një burrë tjetër, kishte vjedhur një aparat fotografik, vide lojërash, DVD Player si dhe një sërë sendesh të tjera në një shtëpi gjatë paradites së datës 6 mars rreth orës 08:30 minuta.Për të gjitha këto, ai doli përpara Gjykatës, ku pranoi edhe akuzat e ngritura. Prokurori i çështjes, Roger Coventry, i cili ka ndjekur rastin, tha se i riu kishte grabitur në qytetin e Oksfordit për të blerë ushqime. “Ai është një shtetas shqiptar.Ai ka hyrë në mënyrë të paligjshme, pasi ishte deportuar.  Ai ishte larguar nga vendi ynë në fund të janarit dhe është rikthyer sërish”.Ndërsa, gjykatësi Christopher Compston ka vendosur që ta burgosë shqiptarin për katër muaj, duke deklaruar se koha e shkurtër e dënimit do t’i jepte mundësi autoriteteve për të kryer procedurat e shpejta të deportimit./Ora News/