Këshilli i Evropës mbështet moratoriumin e gjuetisë

Ministria e Mjedisit nuk do të tërhiqet nga moratoriumi për gjuetinë. Zëvendësministri Kledi Xhaxhiu i ktheu përgjigje Federatës Evropiane për Gjueti duke nënvizuar se moratorium do të zbatohet.Xhaxhiu: Ne pretendojmë se moratoriumi do të sjellë përmirësim të dukshëm të faunës së egër. Nuk mund të vazhdohet që të kemi gjueti kaotike siç ka ndodhur deri më tani, duke zhdukur masivisht faunën e egër dhe zogjtë shtegtar. Ne duam popullimin e lagunave apo të liqeneve të mëdha me shpend që kanë munguar deri më tani.  Në letrën dërguar krerëve të shtetit shqiptar Federate Evropiane për Gjueti e ka quajtur anormal moratoriumin, duke u shprehur se forcimi i kuadrit ligjor për një gjueti të qëndrueshme do të ndihmonte në ruajtjen dhe shtimin e specieve.Nisma e qeverisë ka gjetur mbështetjen e Këshillit të Evropës, ekspertët e të cilit kanë kërkuar miratimit të tij sa më shpejt në kuvend.Eladio Fernandos Galano, eksperti i KE-së: Këshilli i Evropës përkrah nismën e qeverisë shqiptare për shtyrjen e moratoriumit edhe me 5 vite të tjerë. Nisma shton numrin e specieve të rralla dhe e shpëton vendin nga një gjendje katastrofale. Shpresoj shumë që Parlamenti ta miratojë këtë nismë.Projektvendimi për moratoriumin 5 vjeçar u bë disa dite me parë nga Këshilli i Ministrave pas përfundimit në muajin mars te periudhës dyvjeçare ku kategorikisht u ndalua gjuetia./Ora News/