Kapet 66 kg drogë në kufirin me Shqipërinë, arrestohet 37 vjeçari grek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2016, 15:44
Një sasi prej 66 kg drogë e llojit marijuanë është sekuestruar nga policia greke në kufirin me Shqipërinë.Lënda narkotike u sekuestrua në vendin e quajtur Agius Pantes të Igumenicës. Sipas policisë greke të cituar nga mediat vendase, droga ishte e ndarë në 71 pako, ndërsa ishte fshehur në një fuoristradë.Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një 37 vjeçar grek. Droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër midis dy vendeve, çka do të thotë se është trafikuar nga Shqipëria./Ora News/