Thyhen xhamat e ballkoneve panoramike në Tamarë-Vermosh ende pa u inaguruar
Ende nuk është prerë shiriti i inagurimit, por kjo nuk ka penguar dorën keqbërëse të veprojë, duke dëmtuar një nga simbolikat më të veçanta të rrugës së re Tamarë –Vermosh, pikërisht ballkonet panoramike.Persona ende të paidentifikuar kanë guxuar të thyejnë xhamat e ballkoneve të ndërtuara përgjatë kësaj rruge, që kanë ofruar një prej pamjeve më të magjishme mbi Leqet e Hotit, një ndër bukuritë e radha të Alpeve Shqiptare.Dëmtimi i tyre ende i pakuptimë, por tërësisht vandal dhe dashakeqës përveç vlerës monetare, përbën edhe një rrezik serioz për jetën e çdo vizitori, që nga këto ballkone ka zgjedhur të shijojë bukuritë që të ofron kjo zonë në rrethin e Malësisë së Madhe.Edhe pse ende nuk ka persona të dyshuar apo ndaluar, nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Ora News, shihen shiritet e sigurisë të vendosura përreth këtyre ballkoneve, me qëllim ndalimin e personave të afrohen në to.Përgjatë rrugës deri tek ballkonet 2 patrulla kanë kryer kontrolle gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa burime të pakonfirmuara thonë se xhamat e tyre janë qëlluar me armë.Shpresohet që kjo ngjarje të zbardhet dhe autorët të vihen para përgjegjësisë, pasi ky rast i rëndë duhet jo vetëm të marrë ndëshkimin e merituar, por edhe të mos përsëritet më.I ndodhur në prag të sezonit turistik, ky fakt ka irrituar jo pak edhe banorët e Vermoshit.Investimi në fjalë, i cilësuar më moderni dhe me standarte të larta u vizitua pak kohë më parë nga Kryeministri i vendit dhe Trojka e Ambasadorëve, që mbeten të mrekulluar nga bukuria e Alpeve Shqiptare.Punimet për segmentin “Tamarë –Vermosh” me gjatësi 29 km janë ndarë në dy lote, përkatësisht “Tamarë-Fushë Lojë” me gjatësi 14,7 km dhe “Fushë Lojë-Rruga Vermosh” me gjatësi 14,7 km.Rikonstruksioni i rrugës “Hani i Hotit- Tamarë”’ është mundësuar nëpërmjet financimit nga BERZH dhe BEI, ndërsa Tamarë-Vermosh Loti i patë nga Kfw dhe IPA 2009, në kuadër të Programit të Rrugëve Dytësore dhe Lokale.[caption id="attachment_723368" align="alignnone" width="600"]
Ne foto: Ballkonet panoramike të rrugës së re Tamarë-Vermosh të dëmtuar[/caption]