Transballkanikja, banorët e prekur kundër vlerës së shpronësimit, bllokuan rrugën
Dhjetëra banorë që preken nga projekti për zgjerimin e bulevardit përgjatë rrugës Transballkanike në Vlorë kanë protestuar edhe sot kundër vlerës së shpronësimit.Që prej fillimit të javës i janë drejtuar zyrave të Bashkisëq për të kundërshtuar çmimin me te cilat kompensohen banesat e tyre, por pa gjetur zgjidhje.Sipas tyre, aktualisht po kompensohen me një çmim "qesharak" krahasuar me tregun.Kërkesat banorët ua kanë parashtruar edhe kordinatores së Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma dhe koordinatorit për Mbrojtjen Ligjore, Ervin Salianji.Ata thonë se me çmimin e ofruar nuk mund të strehohen, pasi çmimet e tregut imobiliar janë shumë më të shtrenjta sesa ajo çfarë u kompenson Bashkia.Ata kanë ngritur edhe shqetësimin e vlerësimit me çmime të diferencuara, ndërsa kanë theksuar se nuk kundërshtojnë investimet e Qeverisë.Duma u ka ofruar mbështetje, ndërsa e ka cilësuar rastin e banorëve të Trasballkanikes si tentativë e shtetit për tu gllabëruar pronën.Ndërsa Salianji deklaroi se abuzimet me banorët e kësaj zonë do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa PD do mundësojë asistencën ligjore.Banoret kanë theksuar se do të përshkallëzojnë protestën. Sot ata bllokuar për 15 minuta njërën korsi të rrugës.

