QSUT reagon për akuzat e PD, Sallaku: Aparaturat e kobaltit punojnë
Shefi i Shërbimit të Onkologjisë në QSUT, Agim Sallaku, ka reaguar pas akuzave të bëra nga demokratët një ditë më parë se në këtë spital nuk punojnë aparaturat për trajtimin e të prekurve nga tumorët. Mjeku u shpreh se aparaturat janë në gjendje pune dhe përballojnë fluksin.Pas denoncimit dhe akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike se në shërbimin e Onkologjisë mungojnë aparaturat dhe ilaçet për trajtimin e të sëmurëve me tumor, ka reaguar shefi i shërbimit, Agim Sallaku.Agim Sallaku: Janë aparatura që ende përdoren në të gjithë botën, një aparaturë është instaluar në vitin 2005, një aparaturë tjetër është instaluar në vitin 2009. Me këto aparatura në të gjithë këto vite deri më sot kemi mjekuar të sëmurët në Onkologji.Mjeku onkolog hodhi poshtë akuzat se aparaturat ekzistuese shkaktojnë rreze të rrezikshme për pacientët dhe tha se monitorimi i aparaturave bëhet nga një agjensi e specializuar në Austri.