“Nishani”, Veliaj: Për fëmijët e mëdhenj flasim një ditë tjetër!
Kryebashkiaku Veliaj zgjodhi të mos komentojë akuzat e një dite më parë të adresuara ndaj tij nga Presidenti i Republikës përkrah protestuesve që kundërshtojnë ndërtimin e këndit të lojërave tek liqeni, duke iu përgjigjur shkurt me këto fjalë.Veliaj:Aktiviteti i sotëm është për fëmijët e vegjël. Ju po më pyesni për fëmijët e rritur. Për fëmijët e rritur flasim një ditë tjetër.Kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë ka ardhur pas përurimit të rrugës te Pallati i Kongreseve e cila ka edhe korsi biçikletash. Veliaj theksoi se pedalimi është edhe një kurë e mirë për të luftuar një sërë sëmundjeshVeliaj: 500 poste të reja parkimi për biçikletat. Ne do të përdorim hapësirën që zë një makinë nga agjencia jonë e parkingjeve për t’ia dedikuar 10-15 biçikletave. Kjo do të thotë përdorni biçikletat dhe nuk paguani parking. 15 qytetarë përfitojnë vendin që e merrte një njeri i vetëm. Në një qytet që na rri ngushtë për hapësirën publike, kjo është një mënyrë ekonomike për të inkurajuar një jetë të shëndetshme.Bashkia e Tiranës ndër të tjera iu bashkua Festivalit Evropian të Pedalimit. Në lulishten pranë Bankës së Shqipërisë u realizua një biçikletë me tulipanë ku mori pjesë edhe ambasadorja e Holandës, Dewi Van De Weerd./Oranews.tv/