Në Shqipëri 42.3% e të rinjve, agresorë ose viktima të bulizmit
Fenomeni i ngacmimeve, fyerjeve apo e denigrimeve mes adoleshentëve është mjaft e ndeshur në sistemin arsimor por në pak raste i denoncuar apo trajtuar si bullizëm.Në Tiranë, një ndër studimet e vetme shkencore tregon për një statistikë të lartë të kësaj sjellje mes bashkëmoshatarëve.Studimi i punonjëses sociale, Emanuela Ismaili, akutalisht pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, evidenton se 42.3% e adoleshentëve kanë qenë agresorë ose viktimë e bullizmit.Emanuela Ismaili: 42.3% e nxënësve janë të përfshirë në bullizëm, nga të cilët 21.7% janë viktima, 12/9% janë agresorë dhe 7.7% janë agresorë-viktima që është dhe kategoria që ka më shumë probleme. Janë edhe viktima të bullizmit por shkaktojnë edhe bullizëm.Në arsimin parauniversitar mungojnë strategjitë dhe informacionet në kurrikul se çfarë është bullizimi. Edhe pse sjellje të tilla janë të ngjashme me dhunën nuk mund të konsiderohen të tilla.Emanuela Ismaili: Kërkon ndërhyrje në nivel makro, që janë ligjet dhe politikat, strategjitë nga Ministria dhe më pas të adaptohen nga shkollat që momentalisht në Shqipëri nuk ka dhe prandaj unë mendoj se është në nivele kaq të larta bullizmi. Ndërkohë që psh mësuesit e shquanin një ngacmim që është një proçes normal i rritjes së fëmijëve, nuk e shikonin si një problem madhor. Psikologët absolutisht e njohin si fenomen, dinë shumë mirë ta trajtojnë, mbulojnë shumë shkolla. Një psikolog dhe një punonjës social duhet të jetë non stop në shkollë.Për të reduktuar sjellje të tilla problematike gjimanzistët kanë ndërmarrë nisma sensibilizimi.Zëvendës/Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e vuri theksin në forcimin e rolit të mësuesit.Nora Malaj: Të japim investime të plota në mënyrë që ata të dinë të menaxhojnë situata të vështira.Studimet në vendet e zhvilluara tregojnë se viktimat e bullizimit janë kryesisht femrat, homoseksualët dhe personat me aftësi të kufizuara.Sjelljet bulliste, pra ngacmimet dhe aktet e turpshme në shumë raste kanë shkaktuar ngjarje traumatike deri në vetëvrasje të viktimave. /Oranews.tv/