Rëra e Hedhur, rruga e shkatërruar penalizon zonën në prag të sezonit turistik
Prej vitesh rruga që të çon në zonën e Rërës së Hedhur, një nga perlat e bregdetit të Shëngjinit dhe jo vetëm, është në gjendje katastrofike. Bizneset e zonës thonë se mungesa e infrastrukturës është një minus i madh për sezonin turistik, i cili është në prag.Shkatërrohet rruga që të çon drejt zonës turistike të Rërës së Hedhur në Shëngjin.Gropa të mëdha me ujë që në disa vende janë bërë të pakalueshme për mjetet e vogla janë panorama që të serviren në këtë prag sezoni turistik.Bizneset e zonës thonë se mungesa e infrastrukturës po i penalizon, pasi numri i vizitorëve është gjithnjë në rënie.Projekti i rrugës nga Shëngjini drejt Rërës së Hedhur e cila ka një gjatësi prej 5 km, prej vitesh është dërguar në zyrat e Qeverisë Shqiptare në pritje të financimit.