“Ligji i supergjobave”, Qeveria nis hartimin e draftit të ri pas rrëzimit në Kushtetuese

Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese, Ministria e Financave ka hartuar nga fillimi ligjin e supergjobave dhe pritet ta dërgojë në Kuvend. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaron se në qendër të draftit të ri nuk janë gjobat, por dhënia e një mundësie të dytë biznesit kur gabon, nëpërmjet vetëkorigjimit.Pas rrëzimit të 11 neneve nga Gjykata Kushtetuese, Qeveria po rishikon ligjin e procedurave tatimore, të njohur ndryshe si ligji i supergjobave.Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar gjatë takimit me tatimorët dhe doganierët e Durrësit, si dhe me përfaqësues të biznesit të këtij qyteti se në draft do të synohet një marrëdhënie e re me sipërmarjen, ku bazë nuk do të jetë gjobat, por dhënia e mundësive të dyta biznesit kur gabon.Ahmetaj: Kemi përgatitur dhe riçuarjen në parlament të paketës së gjobave por që në fakt nuk është paketë gjobash, e riparë. Por aty kemi menduar që të fusim dhe një element i cili do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht, sidomos Tatimet dhe ju. Aty do ti japim të drejtën sipërmarrjes që përpara se të ketë ardhur kontrolli i Tatimeve ju të keni një mundësi të dytë për tu vetëkorrigjuar pa penalitet.Lidhur me shqetësimin e eksportuesve për rradhët e gjata në dogana, kreu i Financave ka deklaruar se është urdhëruar administrata që t’iu ofrojë shërbim eksportuesve 24 orë dhe pa pengesa.