Masakruan polakun me doreza bronxi dhe shkopinj bejsbolli, arrestohen tre shqiptarët
Tre shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane, pasi mbrëmjen e së dielës dhunuan me shkopinj bejsbolli, doreza hekuri dhe sende të tjera një shtetas polak që jetonte në Itali.Në pranga përfunduan vëllezërit, R.L, dhe E.L si dhe kushëriri i tyre, me iniciale E.L. Dy vëllezërit shqiptarë jetojnë në Novaro, ndërkohë që kushëriri i tyre jeton herë pas here atje.Shtetasi polak mbeti i plagosur rëndë nga dhuna barbare e shqiptarëve, ndërsa u desh ndërhyrja e një mikut të tij që ta shpëtonte nga dhuna.Madje, edhe vetë ndërmjetësi nuk ka shpëtuar pa plagë të lehta, megjithëse ndërhyri për të shuar zemërimin e shqiptarëve.Njëri prej shqiptarëve, me iniciale E.L, është menaxher i lokalit ku ndodhi ngjarja.Prokuroria ka kërkuar masë sigurie paraburgim për tre shqiptarët, ku dy vëllezërit nuk janë edhe aq të panjohur nga policia vendase.
/Ora News/