Çuçi: Të lemë mënjanë lojërat politike, të miratojmë reformën në drejtësi

Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi e ka lexuar raportin e DASH si një thirrje të partnerit amerikan për të miratuar sa më parë reformën në drejtësi. Në një deklaratë jashtë kuvendit, Çuçi tha se duhet të lëmë mënjanë lojërat politike dhe të fokusohemi të çështja madhore e reformës në drejtësi.Çuçi: Unë jam shumë i gëzuar që raporti shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë me nota pozitive përpjekjet që qeveria, pro edhe rezultat që qeveria ka bërë në fushën e korrupsionit. Kryefjala është reforma në drejtësi.Siç shihet Shqipëria po pengohet dhe sa më shumë të zgjasi mosbërja apo kjo situata ku për shkaqe teknike dhe lojërash politike po frenojnë një nga reformat më të rëndësishme aq më vështirë do jetë që ne të marrim rezultatet e pritshme.Është një raport që duhet lexuar me kujdes dhe si një thirrje që vjen nga partnerët tanë të SHBA.Po të lexojmë edhe raportin është ajo që kërkohet. Duhen lënë mënjanë lojërat politike dhe të fokusohemi të reforma në drejtësi dhe këto makinacione të tipit që e kërkoi vetë, ia thamë ne, duhet të shkojë vetë, duhet të ketë komision, duhet mos ketë komision…ju e kuptoni që janë lojëra politike le ta shprehë nëser në komision. Komision i cili tashmë ka një produkt të maturuar dhe mendoj se është një nga produktet më të mira që mazhoranca ka bërë dhe fjala dhe vullneti politik mund të shprehet në këtë instrument. Shqipëria ka nevojë emergjente për reformën në drejtësi. Ky është mesazhi i DASH.