Rezoluta për Shqipërinë, PE: Shqipëria të bëjë reforma serioze për integrimin

Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë këtë të enjte ku kërkohen të ecet përpara me reformat serioze për të vijuar me proçesin e integrimit. Gjatë raportimit, eurodeputeti Knut Fleckenstein, është shprehur se rolin thelbësor në hapjen e negociatave me BE-në do t'a luajë arritja e reformës në drejtësi. Vazhdimësia e proçesit sipas Parlamentit Europian do të varet shumë nga vendosmëria e deputetëve për të miratuar në Parlament një sërë reformash të rëndësishme.Shqipërisë i nevojiten më shumë reforma të rëndësishme për të vijuar me proçesin e integrimit.Në rezolutën që PE ka miratuar këtë të enjte për Shqipërinë theksohet pikërisht ky fakt, duke e vënë theksin te reforma kyçe si një nga 5 prioritetet për tu realizuar dhe që është reforma në drejtësi.Theksi për reformat e rëndësishme është vënë nga europarlamentari Knut Fleckenstein.Fleckenstein: Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE. Vendi është duke përgatitur aktualisht një reformë gjyqësore tepër ambicioze, e cila do t'u japë përgjigje shqetësimeve më kyçe të përcjella nga qytetarët dhe do të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit në jetën e përditshme. Qytetarët e Shqipërisë duan të bëhen gati për aderimin në bllokun europian. Tani, liderët e tyre politikë duhet ta kapin këtë moment e të vazhdojnë implementimin e reformave.Në rezolutë theksohet qartë se Shqipëria duhet të intesifikojë punën për të përmbushur prioritete si sundimi i ligjit, reforma gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në adminstratën publike, si dhe të drejtat themelore.Raporti shpreh shqetësimin se në Shqipëri korrupsioni është ende një fenomen në nivele të lartë, duke qenë më problematik në shëndetësi, arsim, gjyqësor dhe fusha të tjera.Rezoluta ashtu si edhe në mënyrë verbale shpreh një vlerësim maksimal përsa i përket miratimit të ligjit të dekriminalizimit, duke nxitur palët të vijojnë me zbatimin e tij.