Në tregjet ambulatore produktet shiten pa çertifikata sigurie
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur 14 bashki me vlerën e 300.000 lekëve për secilin njësi vendore si dhe 6 subjekte private që menaxhojnë tregjet për shkak se nuk kanë marrë masat për plotësimin e kushteve higjeno sanitare.Gjithashtu ky institucion ka paralajmëruar dhe 25 njësi të tjera vendore e subjekte private që të marrin masa për të garantuar sigurinë ushqimore.Granit Sokolaj: AKU ka gjobitur me 300 mijë lekë bashkinë e Tiranës, Kamzës dhe Rogozhinës për tregun agroushqimor. Qarku Fier, drejtoria rajonale e AKU-së ka gjobitur me 300 mijë lekë Bashkitë Lushnjë, Ballsh dhe Bashkinë Roskovec për mungesën e kushteve higjenosanitare.Problematikave ne tregjet e hapura dhe pasiguria ushqimore është ngritur si shqetësimin i vazhdueshëm nga Ora News, referuar denoncimeve të konsumatorëve dhe vëzhgimeve të bëra në terren në tregjet ambulatore në të gjithë vendin.Masat e AKU vijnë në një kohë kur në tregje nuk garantohen kushtet më minimale, dhe ky institucion nuk vepron edhe kur tregjet janë në hapësirë e caktuar nga bashkia. Konkretisht, në tregun e ri të Porcelanit, asnjë nga produktet nuk është i pajisur me certifikatën e sigurisë.Situata paraqitet problematike në të gjitha tregjet në vend. Edhe pse është një e drejtë e qytetarëve të njihen mbi origjinën e mallit, autoritet në vend nuk veprojnë për të garantuar sigurinë ushqimore./Oranews.tv/