Kryebashkiaku Tushe: Jam thellësisht i prekur për gjithçka ndodhi

Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe thotë se ndihet i prekur nga gjithçka kishte ndodhur gjatë ditës së djeshme përpara institucionit të tij.Tushe: Ndihem thellësisht i prekur nga ngjarja e ndodhur dje përpara institucionit të Bashkisë. Në mënyrë të vazhdueshme kam marrë takime me individë dhe përfaqësues të tregtarëve duke i pritur edhe në zyrë. Skena e djeshme ka qenë e përsëritur nga qytetarët shpesh e nxitur dhe e manipuluar nga qëllime dashakeqëse që u i refuzoj.Ai deklaron se tregtarët duhet të largohen nga zona e stadiumit “Roza Haxhiu” të qytetit, duke shtuar se Bashkia ka paraqitur një projekt me standarde bashkëkohore.Tushe: Institucionet që monitorojnë tregjet na kanë kërkuar t’i mbyllim këto mjedise pasi nuk përmbushin kërkesat minimale hijeno-sanitare.Kryebashkiaku u shpreh se kupton shqetësimin e tregtarëve dhe shtresave në nevojë, duke theksuar se për ta ka dhënë ndihmë ekonomike në mënyrë të vazhdueshme, duke shtuar se hapësira publike nuk është e askujt./Ora News/