PS kerkon hetim parlamentar per privatizimin e OSSH tek CEZ a.s. nga "Berisha"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2016, 14:15
Partia Socialiste i kërkon Kuvendit të ngrejë një komision hetimor për privatizimin e OSHE-së dhe marrëveshjen e shitjes së aksioneve të CEZ. A-së. Kërkesa e firmosur nga më shumë se ¼ e deputetëve socialistë i është dorëzuar sot kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Kjo kërkesë vjen pasi PD nuk pranoi të përfshinte në pjesë të hetimit tëKomisioni do kete objekt 1.Hetimi dhe verifikimi i zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtes së interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe negocimi i Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve, miratuar me ligjin 10116, datë 23.04.2009 “Për miratimin e kontratës së shitjes së 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sha-së ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe ÇEZ a.s.-së” si edhe evidentimi i efekteve negative financiare;2.Hetimi dhe verifikimi i ndjekjes dhe zbatimit nga autoritet publike të detyrimeve të përcaktuara në ligjin 10116, datë 23.04.2009 “Për miratimin e kontratës së shitjes së 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sha-së ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe ÇEZ a.s.-së”.

Kërkesë për Komisionin Hetimor për çështjen CEZ - Privatizim