Greqia kërkon evakuimin e portit të Pireut, emigrantët kanë 2 javë kohë

Porti i Pireut është më i madhi në Greqi dhe një nga më të rëndësishmit , me peshën kryesore gjatë sezonit turistik.Por për momentin numri i refugjatëve është më i lartë se i turistëve që vijnë të vizitojnë Greqinë.4 500 klandestinë jetojnë në hapësirat e portit me tenda dhe çadra, teksa qeveria lokale dhe qendrore duket se nuk i kanë dhënë zgjidhje ende kësaj situate.Pastrimi i portit është një çështje immediate, për tërheqjen e turistëve që kanë një rol determinant në ekonominë e brishtë greke.Por klandestinët refuzojnë të largohen që aty, me pretendimin se kushtet në qendrat e pritjes janë të papranueshme por edhe i druhen kthimit mbrapsht në Turqi sipas marrëveshjes së fundit të nenshkruar mes Ankarasë dhe Bashkimit Europian."Aktulisht në vendin tonë ka luftë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Nëse qeveria greke merr vendimin të na kthejë në Turqi, kjo nuk është diçka e mirë për ne", thotë një refugjat nga Afganistani.Por frika e luftës i bën të suportojnë agoninë këtu, pa ushqime, pa mjetet bazë, në mjerim pa fund."Nuk ka ujë të pijshëm, ska ujë në dushe, flenë përdhe dhe higjena thuajse nuk ekziston. Fëmijët kanë probleme të ndryshme ne lëkurën dhe shëndetin, thotë Anna Grudzien, vullnetare mjekësore .Agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara UNHCR u ka propozuar këtyre refugjatëve të lëvizin në kampe të përshtatshme, para se situata të arrijë në një pikë pa kthim. Një pjesë ka lëvizur, por pjesa më e madhe bën rezistencë, teksa qeveria u ka lënë kohë 2 javë dhe më pas porti do të pastrohet me forcë/Oranews.tv/