Biznesi gjerman: Të fundit në rajon që mund të na interesoni për investime
Angela Merkel: Ekonomia gjermane është e gatshme të investoj nëse ka përshtypjen se lëviz në një terren të sigurt nga pikpamja ligjore duke shfrytëzuar epërsitë dhe mundësitë që ofron vendi por duke besuar në mosndryshimin e beftë të kontratave. Janë marrë një sërë masash për të nxitur investimet por ka nevojë për më shumë ndërhyrje. Duhet thënë se ka edhe pengesa të tjera për kapërcimin e të cilave duhet punuar, si psh krijimi apo ndërtimi i një administrate efiçente publike apo lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Me këtë mesazh të fortë Kancelarja gjermane Angela Merkel e përfundoi vizitën e saj në Shqipëri në korrik të 2015. Ndërkohë 8 muaj më pas, biznesi gjerman në Shqipëri ngre të njëjtat shqetësime.Rolf Castro-Vasquez, President i Dhomës Gjermane të Tregtisë: Faktorë të vlerësuar si pengesë për zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investimesh janë forcimi i shtetit të së drejtës, administrata publike, paparashikueshmëria e politikave ekonomike,transparenca e tenderave si dhe lufta kundër informalitetit dhe korrupsioni. Shteti i së drejtës dhe taksat: Bizneset gjermane mendojnë se firmat e huaja kontrollohen 20 herë më shumë se vendaset.Nga anketa 56 % e bizneseve e cilësojnë situatën ekonomike të keqe, ndërsa Shqipëria shihet si vendi i fundit në rajon të cilin do të zgjidhnin investitorët gjerman.Vasquez: 38% e kompanive të anketuara e vlerësojnë situatën ekonomike si t kënaqshme dhe 56% e tyre e vlerësojnë si të keqe. Shqipëria aktualisht nuk ofron mundësitë më të mira për investime. Shqipëria duhet të bëj përmirësime për tu bërë atraktive pasi nga 20 vende që janë në anketë është renditur në vendin e parafundit.Në këtë anketim kanë marrë pjesë 1623 kompani nga gjithë vendet e rajonit nga të cilat 40 ishin nga Shqipëria. 
/Oranews.tv/