Basha: Tronditës rrëzimi i helikopterit, ditë e vështirë për uniformat
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me rrëzimin e helikopterit të FA në liqenin e Shkodrës. Basha shprehet tronditës për lajmin, ndërsa thekson se kjo është një ditë e vështirë për burrat dhe gratë në uniformë.Nëpërmjet një postimi në FB, kreu i demokratëve i shpreh ngushëllime familjarëve të dy viktimave, Florian Deliaj dhe Donald HoxhaLulzim Basha në FB: Tronditës pa masë lajmi i aksidentit tragjik të helikopterit të Forcave te Armatosura ku humbën jetën kapiteni Florian Deliaj, togeri Donald Hoxha dhe ku mbeti i plagosur efektivi Gerald Baramuça. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe miqve të Florianit dhe Donaldit për rënien e tyre në detyrë, dhe uroj shërim të shpejtë për Geraldin. Jemi sot në krah të familjarëve të viktimave dhe burrave e grave në uniformë, në këtë ditë të vështirë për ta.