Ja 6 shtetet që udhëtojnë pa viza në Shqipëri gjatë kësaj vere

Rusia, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Bahreini janë 6 shtetet, qytetarët e së cilëve do të lejohen të hyjnë pa viza përgjatë gjithë sezonit turistik veror në Shqipëri.Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme të qeverisë ka miratuar listën me 6 shtete. Vendimi i propozuar nga ministria e Brendshme parashikon hyrjen pa viza për periudhën 25 maj- 25 shtator.“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:Miratimin e listës së shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë, me dokumentin pasaportë, për periudhën 25 maj deri më 25 shtator 2013, si më poshtë vijon:Rusia;Kuvajti;Katari;Emiratet e Bashkuara Arabe;Arabia Saudite;Bahrein.Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.Qytetarët që vijnë nga këto vende do të mund të hyjnë në Shqipëri gjatë gjithë sezonit të verës vetëm me një pasaportë, pa patur nevojë të aplikojnë për një vizë. Ky vendim i këshillit të Ministrave hy në fuqi menjëherë.