Mediu takim me shtabin elektoral në Shkodër
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me shtabin elektoral të Qarkut të Shkodrës.Gjatë këtij takimi, ku merrnin pjesë edhe strukturat drejtuese të partisë të këtij qarku, si dhe anëtare të kryesisë nga Tirana, Mediu theksoi nevojën për një angazhim maksimal në terren të të gjitha drejtuesve lokale, për arritjen e objektivave të pritshme, siç eshte marrja e një mandati në Shkodër.Në këtë takim Mediu i përgëzoi drejtuesit lokale të Shkodrës, për afrimin e figurave nga bota akademike në radhët e Partisë Republikane, si dhe intelektualëve nga shoqëria civile, duke rritur ndjeshëm në këtë mënyrë, shkallën e qytetarisë në gjirin e PR-së, pa harruar asnjëherë edhe numrin e femrave të angazhuara në radhët e PR-së.Gjatë këtij takimi, Mediu theksoi gjithashtu nevojën për komunikim të drejtë për drejtë me të gjitha shtresat, sidomos ato në nevojë, për t`i dhënë shpresë dhe vlerë jetës së gjithësecilit.