Gjyqi i Dajtit, "dorëzohet" KLD. Cefa: Zgjidhja në dorë të gjykatës së krimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2013, 12:37
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa ka komentuar sot shtyrjen e njëpasnjëshme të seancave gjyqësore ndaj Dritan Dajtit pas mungesës së avokatëve mbrojtës.Në një prononcim për mediat, Cefa theksoi se ishte i njohur me këtë problematik por shtoi se zgjidhja e kësaj çështje i takon Gjykatës së Krimeve të Rënda.“Procesi ndaj Dritan Dajtit njihet si problematik. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë masat që i takojnë, por është i limituar. Çështja ndaj Dajtit i takon Gjykatës së Krimeve të Rënda, pra edhe zgjidhja i takon atij institucioni. I kemi kërkuar Dhomës së Avokatisë të marrë masa ndaj avokatëve që bllokojnë këtë proces gjyqësor” është shprehur Cefa.