Marrëveshje bashkëpunimi mes policisë së shtetit dhe CEPOL
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2013, 18:38
Bashkëpunimi mes organizatave policore shqiptare dhe të huaja, do të unfikohet edhe më tej. Nënshkrimi i marrëveshjes mes policisë së shtetit dhe kolegjit europian të policeve, CEPOL, mundëson forcim të kapaciteteve profesionale, nëpërmjet trajnimeve dhe shkollimit të standartit europian.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, theksoi shkëmbimin e praktikave mes ekspertëve të huaj e shqiptarë.Ferenc Banei, drejtori i CEPOL, e cilësoi këtë marrveshje të rëndësishme për bashkëpunimet e mëtejshme.Nënshkrimi i kësaj marrveshjeje bashkëpunimi me kolegjin europian të policëve, synon parandalimin dhe luftën kundër krimit të oraganizuar.