Rama me autobuzin drejt Elbasanit:Kemi një skuadër të ekuilibruar

Kryesocialisti Edi Rama ka udhëtuar me autobuzin e Rilindjes drejt Elbasanit i shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë të këtij qarku dhe me gazetarë.Në fjalën e tij, kreu i PS-së ka vlerësuar kandidatët e zgjedhur për të zhvilluar garën në zgjedhjet e 23 qershorit duke theksuar PS-ja ka një skuadër të ekulibruar dhe me shumë eksperiencë.

“Kemi një përfaqësi shumë të denjë për qarkun e Elbasanit, një përfaqësi që përmbush të gjitha kërkesat në raport me atë cfarë na duhet për të realizuar premtimet tona” tha Rama.

I pyetur në lidhje me pakënaqësitë që kanë shprehur aleatët e PS-së, Rama është shprehur se: Është organike që edhe aleatët tanë të kenë pakënaqësi por nuk ka asgjë problematike. Ne jemi një koalicion dhe kemi një qëllim të përbashkët që të fitojmë zgjedhjet. Sëbashku me aleatët ne do t`i fitojmë zgjedhjet dhe do të qeverisim vendin tonë”.Rama gjithashtu ka theksuar se Partia Socialiste do të  rishikojë privatizimet dhe koncesionet pas 23 qershorit.Ndërsa kryesuesi i listës së PS-së për Elbasanin Ben Blushi i pyetur se si ndihej në një autobuz ku nuk i flitet shoferit iu përgjigj: "Një gjë është e sigurtë do të ecim më shpejt se karroca e Saliut".