Rama akuza Kryeministrit: Presion mbi punonjësit e shtetit për të votuar PD
Kreu i selisë rozë , Edi Rama, në fjalën e tij ka lëshuar akuza të ashpra nda mazhorancës se po ushtron presion dhe terror tek të gjithë punonjësit e administratës për ti marrë pas vetes në fushatat elektorale, sikundër më pas për tu marrë dhe votat.“Dua të them dy fjalë për presionet që po rriten mbi administratën, ku pushteti i kërcënon si skllevër. Mbi gjithë rrogtarët e shtetit po bëhet një presion kriminal për ti detyruar ti bashkohen fushatës me qëllim që të marrin votën. U themi të gjithëve mos u përulni, ruajeni vendin e punës por mos u përulni. Zotohemi se çdo drejtor i çdo pjese të shtetit që është ose do angazhohet për të ushtruar terror te rrogtarët do dalë para ligjit pas 23 qershorit” tha Rama.Ndërsa premtoi se ky makth në radhët e punonjësve të shtetit do të marrë fund pas 23 qershorit, Rama nënvizoi se krahas presioneve në administratë ka nisur dhe një valë gjobash, ku garantoi se me qeverisjen socialiste nuk do të njihet asnjë e tillë e vendosur përgjatë këtyre katër muajve të fundit.“Nuk do ketë më rrogtarë të shtetit që do vihen në presion për arsye të bindjeve të tyre politike. Ne vimë përpara popullit me premtin solem që ti japim vendit dhe qytetarit lirinë për të menduar cfarë të dojë, për të thënë atë që mendon, për të jetuar me punën e tij, për të bërë biznes dhe mos u kërcënuar për shkak të bindjeve të tij. Pas 23 qershorit Shqipëria do marrë frymë lirisht. Ashtu si presionet po shtohet dhe vala e gjobave, që nga fshatarët që jetojnjë me drutë e pyllit deri te biznesmenët dhe sipërmarrësit e mëdhenj. Nuk do njohim asnjë gjobë që është vendosur katër muajt e fundit para 23 qershorit”tha më tej ai.300 000 vende të reja pune, taskim të ndershëm dhe heqje të taksave për biznesin e vogël ka premtuar kreu i PS me ardhjen e kësaj partie në pushtet, për të shembur sic tha ai, pushtetin familjar të Kryeministrit Berisha.
“Kjo prani është shprehja më kuptimplotë e dëshirës së jashtëzakonshme për rilindje, për ta bërë Elbasanin pjesë të rilindjes dhe e pasionit të jashtëzakonshëm të socialistëve për të pasur shtetin që meriton. 22 vjet më parë edhe Elbasani u bashkua me entuziazëm me gjithë popullin shqiptar për të përmbysur regjimin, por pa as më të voglin dyshim të gjithë ata ndër ju nuk e ka përfytyruar që 22 vjet më vonë Elbasani do të ishte kryeqyteti i papunësisë, 15 vjeçarët e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë do të ishin analfabetë funksionale, do kërkonin bukën borxh. Është zhytur në borxhe Shqipëria, për këtë sot ne jemi këtu, jemi angazhuar të gjithë që të ndërmarim rrugëtimin drejt një rilindje shqiptare, vendosjen e dinjitetit të cdo njeriu të lirë përmes punës. Shteti duhet të garantojë shërbime edhe për të varfrit dhe të papunët. Bashkë me kryetarin e Bashkisë Elbasan kemi vizituar shumë tregëtarë të vegjël, që janë vetëpunësuar, kemi parë në sytë e tyre dëshpërimin dhe pafuqinë përballë rënies dramatike të fuqisë blerëse të njerëzve dhe pamundësisë për të paguar taksat që vinë nga një shtet arbitrar dhe nga një sistem i padrejtë taksimi. E ka kthyer Shqipërinë në një bajrak për një grup njerëzish, jemi të angazhuar që ta kthejmë 4 vjecarin e ardhshëm në një betejë për të hapur 300 000 vende të reja pune. Jemi të angazhuar për të hequr taksën për biznesin e vogël, do të vendosim taksimin e ndershëm. Në 23 qershor do ti japim fund epokës së turpshme ku pastruesja e Kryeminsitrit paguan më shumë taksa se Kryeministri, kjo do marrë fund në 23 qershor” përfundoi kreu i PS.
Kreu i listës së kanidatëve për deputetë në këtë qark, Ben Blushi, garantoi qyetarët e Elbasanit se PS pas 23 qershorit do tu kthejë qeverinë që meritojnë.

“Jam i nderuar që në 23 qershor do jem deputet i këtij qyteti dhe do përfaqësoj qarkun e Elbasanit. Pse Elbasani është sot kaq i varfër, nga qytet i kulturës është kthyer në një qytet të papunësisë, Elbasani i ka të gjitha, i mungon vetëm qeveria. Do tu japim qeverinë në 23 qershor” tha ai.

“Ai vjen e pret shirita mashtrimi në Elbasan, por nuk ka shans. Kjo zonë me varfërinë që e ka mbërthyer e ka të qartë zgjedhjen, do zgjedhë Rilindjen jo Kryeministrin që vjen me antiplumb në Elbasan” tha Damian Gjiknuri.
QARKU ELBASAN1. BEN BLUSHI2. DAMIAN GJIKNURI3. EVIS KUSHI4. ALFRED PEZA5. TAULANT BALLA6. MUSA ULQINI7. ARBEN KAMAMI8. ILIR BEJTJA9. LULJETA ARAPI10. AGIM LEKA11. KASTRIOT GURRA12. MEHDI PEPA13. ALTIN AGO14. YMER TOLA15. ROVENA BEQIRAJ16. SOKOL SKURA