Fushatë ndërkombëtare, kompanitë e huaja që qëndrojnë pas PD e PS
Ndërsa ka nisur tashmë zyrtarisht fushata elektorale, dy partitë më të mëdha e kanë lënë fatin e tyre elektorale në dorë të konsulentëve të njohur të fushatave në SHBA dhe Britaninë e Madhe.Fushata e 23 qershorit për demokratët është ideuar nga kompania amerikane, e cila realizoi fushaten e fitores së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Nga ana tjetër në kampin e socialistëve kjo fushatë është ideruar nga një tjetër konsulent kompani që ka nxjerrë fitues në Britaninë e Madhe Tony Blair.Kështu në këtë përballje të fortë elektorale, ku e djathta synon mandatin e tretë ndërsa e majta kërkon rotacionin politik pas 8 vitesh, duket se përballja do të jetë përmes ideve që lancohen nga këto kompani për dy forcat politike në këtë fushatë.Tre ekpsertët amerikanë të Podesta Group po i japin fushatës së kreut të demokratëve ngjyra nga fushata e Barack Obamës, për nga mënyra se si po drejtohen shtabet elektorale apo edhe deri tek paraqitja në debatet politike të figurave të reja nga kjo forcë politike, tek organizimi i town halleve të Kryeministrit e deri tek përdorimi i rrjetit socialist facebook.Nga ana tjetër ish këshilltari i Tony Blair, Alaistir Campbell, po sjell në vëmendje të fushatës së kryesocialistit Rama formatin e fushatës së ndjekur në Britaninë e madhe. Puna e Campbell në kampin rozë ka nisur me kurimin e imazhit që në Konventën e Programit, ndërsa po vijon edhe me nisjen e fushatës së nxehtë elektorale me prezantimin e figurave të reja nga kjo parti.Ish këshilltari i Blair është fokusuar gjatë kësaj kohe tek prezantimi i figurave të reja, të cilat përmes foltores nga selia rozë duke artikuluar 100 arsyet se përse nuk duhet votuar qeveria Berisha, ndërsa po përqëndrohet vëmendje edhe për mënyrën e bashkëbisedimit të kreut të opzoitës me gazetarët në udhëtimin drejt prezantimit të kandidatëve.Megjithëse dy partitë kryesore politike po këshillohen nga ekspertë te ekipeve fituese në SHBA dhe Britani, përkatësisht Barack Obama dhe Tony Blair mbetet në dorë të qytetarëve për të vendosur me 23 qershor se cila strategji do të jetë më bindëse për ta.