Rama: Zgjedhjet s’janë të sigurta, sepse kanë qenë të manipuluara

Lideri i opozitës Edi Rama u ka kërkuar 200 eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të jenë të vëmendshëm ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri.Në një takim në Parlamentin Europian, Rama iu rikujtoi eurodeputetëve se zgjedhjet në Shqipëri mbeten një problem shumë i madh sepse s`janë të sigurta dhe se kanë qënë të manipuluara.Gjithashtu në këtë seancë të posaçme të zhvilluar në Parlamentin Europian, Rama ka shprehur bindjen se me majta do t`i fitojë zgjedhjet, duke renditur një prej arsyejeve edhe bashkimin e së majtës, si një faktor që konsolidon fort fitoren e qëndrueshme të socialistëve dhe progresistëve në 23 qershor.“Ne do ia dalim për disa arsye shumë të dukshme. Së pari, këtë herë jemi të gjithë të bashkuar dhe ndarja e së majtës që ka qënë më parë element shumë favorizues për Berishën dhe partinë e tij nuk ekziston këtë herë” është shprehur Rama.Në fjalën e tij, gjithashtu Rama bëri edhe një rezyme të shkurtër të programit tëPS-sës lidhur me proceset kryesore për të cilat socialistët janë angazhuar për të ndërtuar qeverinë e majtë që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.Në këtë takim Rama theksoi se një pikë e rëndësishme e programit për një rilindje shqiptare ishte ribashkimi me Europën si dhe një proces që duhet dhe do të nisë në bashkëpunim me miqtë dhe partnerët, për ndërtimin e standarteve evropiane në Shqipëri. Po ashtu u theksua edhe angazhimi për marrjen e statusit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë brenda vitit të parë të mandatit të para qeverisjes.Kultura e pandërshkueshmërisë ishte një tjetër çështje për të cilën Edi Rama u angazhua për një vullnet të hekurt në zbatimin e ligjit nga çdo qytetar i këtij vendi duke nisur së pari nga kabineti qeverisës.