Lidershipi në gjyqësor, Presidenti Nishani kërkon unifikim të sistemit
Në kushtet ku ndodhen gjykatat shqiptare ato kanë nevojë për drejtues menaxherialë, pasi jo e gjithë puna e këtyre institucioneve ka të bëjë me drejtësinë. Kjo ishtë deklarata e Presidentit të Republikës Bujar Nishani në konferencën kombëtare të lidershipit të gjyqësorit. Ndërsa një perceptim të ri gjykata duhet të cojnë tek ata politikanë që për interesa elektorale sulmojnë gjykatat."Duhet të ketë integritet të lartë profesional dhe moral, por po shkojmë përtej këtyre dhe kërkojmë edhe shpirtin e iniciativës, aftësi të komunikimit, aftësi humane dhe vendimmarrëse. Duhet dikush me aftësi menaxheriale në krye të gjykatës" tha Nishani.Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në fjalën e tij edhe një herë ka akuzuar opozitën për ligjin e gjykatës së lartë. Halimi u shpreh se kërkohet të bëhët pazar me emërimet në këtë gjykatë karriere."Karrigia e kryetarit të gjykatës nuk është një fat. Ne mbajtëm premtimet e bëra për ta reformuar këtë sistem, por përmirësimi duhet të vazhdojë edhe me mbështetjen tuaj. Ky sistem duhet të bëhet gjithnjë e më transparent që të monitorohet më mirë. Të ndahen gjyqtarët e aftë nga ata të paaftët", tha Halimi.Kjo konferencë ishte organizuar nga USAID, i cili ka një projekt 5 vjeçar që synon rritjen e transparencës dhe efektshmëri në gjykata si dhe forcim të asrsimit juridik dhe avokatisë në vend.