Akuzat e Ballës, reagon Shkëlzen Berisha: Fokusohu tek gjyqet ekzistuese, mos hap të reja
Djali i Kryeministrit të vendit Sali Berisha reagon pas akuzave të bëra nga selia rozë, paraditen e sotme nga deputeti Taulant Balla. Përmes një deklarate për mediat, Shkelzen Berisha shprehet se Rama nxori shpifesin e tij per te bere te kunderten e asaj qe u zotua se nuk do te bente ne diten nderkombetare te nenes, perbaltjen e familjes se kundershtarit politik.“Sot ne diten nderkombetare te familjes z.Rama nxori shpifesin e tij z.Balla per te bere te kunderten e asaj qe u zotua se nuk do te bente ne diten nderkombetare te nenes. Perbaltjen e familjes se kundershtarit politik. Taulant Balla ka një historik të gjatë në marrjen përsipër të fajeve për Edi Ramën. Ai është shpallur fajtor për shpifje dhe është urdhëruar të kërkojë falje publike nga gjykata para dy ditesh për deklaratat e tij lidhur me genjeshtra te tjera qe nuk eshte i afte t'i provoje. Tani që flasim, Z. Balla është duke anashkaluar nga frika ballafaqimin me më shumë se një duzinë familjesh të cilët i ofendoi para 6 muajsh” thuhet në deklaratë.Berisha thekson më tej se Balla ka frikë të ballafaqohet në gjykatë me këto familje dhe e ka shtyrë gjyqin 7 herë në këto 5 muaj, ç’ka është një rekord i veçantë për çështjet civile.“ Z. Balla duhet të fokusohet më shumë në çështjet gjyqësore ekzistuese, sesa të fillojë çështje të reja” përfundon deklarata.Partia Socialiste në sajë të iniciativës “100 arsye për të larguar Berishën”, në ditën ndërkombëtare të familjes akuzoi qeverinë se ka rrënuar buxhetet e shqiptarëve.Në një konferencë për shtyp, nga selia rozë, deputeti Taulant Balla, nënvizoi se Berisha dështoi me familjet shqiptare pasi sot numërohet 1 milionë të papunë, ndërkohë që sipas tij askush nuk e vë në dyshim që e vetmja ekonomi që rritet është ajo e familjes kryeministrore.