Imami në Bruksel, raport për demilitarizimin e municioneve në EAPC-Euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2013, 18:11
Ministri i Mbrojtjes Imami merr pjesë sot në EAPC-Euro Atlantik Partnership Council në Bruksel, ku paraqet një raport për demilitarizimin e municioneve.Takimi do të zhvillohet nga ora 15.00 deri në 16.30, ndërsa përpara paraqitjes së raportit Ministri Imami pritet zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ndërsa do të jenë të pranishëm ambasadorë të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere.