Emigrantët refuzojnë të largohen nga porti i Pireut, momente tensioni

Emigrantët që ndodhen në portin e Pireut refuzojnë të shkojnë në qendrat e pritjes, pasi Qeveria është zotuar të pastrojë portin deri në fund të këtij muaji.Zona përreth portit është një nga problemet e mëdha të qeverisë greke, pasi sezoni turistik nis zyrtarisht më 5 maj, ndërkohë që 5 mijë klandestinë kanë pushtuar hapësirat e portit më të madh të Athinës me tenda dhe çardra.Zyrtarët e lartë të qeverisë vendase thanë se deri në fund të javës porti do të lirohet nga klandestinët, por nuk dhanë detaje se si.Sipas informacioneve zyrtare, 1500 emigrantë janë transportuar me autobusë nga porti në qendrat e pritjes gjatë fundjavës, por dje dhe sot autobusët kanë mbetur bosh sepse klandestinët refuzojnë të largohen prej aty.“Para pesë vitesh ne jetonim mirë në vendin tonë. Erdhëm këtu sepse menduam që kjo është e vetmja zgjidhje më e mirë. Por deri tani askush nuk na ka ardhur në ndihmë”, thotë Maher, emigrant nga Siria.Qeveria ka përgatitur të paktën 21 qendra pritje në të gjithë vendin, por emigrantët e kthyer thonë se kushtet janë jo adekuate.Ndërkohë roja bregdetare turke ka kapur 63 emigrantë me kombësi të ndryshme në tentativë për të arritur brigjet greke, tre ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes Turqi-BE.Emigrantët u dërguan në portin e qytetit turk Dikili për regjistrim, ku deklaruan se janë keqtrajtuar nga roja bregdetare turke.Ata shprehen se oficerët turq i kanë kërcënuar se do të përmbysin varkën nese nuk i binden urdhrit për tu kthyer mbrapsht.pire pire1 pire2