Durrës, kapet 458 kg kanabis, në pranga 35-vjeçari
458 kilogram kanabis sativa u sekuestruan mbrëmjen e së martës në pikën kufitare të Portit Durrës, ndërsa në pranga përfundoi një 35-vjeçar.Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bëri të ditur se lënda narkotike u sekuestrua në trajlerin me targa të kokes TR 6058 K i cili do të imbarkohej në tragetin e linjës për në Bari të Italisë.Policia tha se lënda narkotike, kanabis sativa ishte e fshehur në pjesën e tavanit të trajlerit.Në total, pas kontrollit të imtësishëm të mjetit u gjetën 266 pako cilindrike.Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiake së bashku me automjetin, një sasi prej 260 Eurosh dhe nje aparat telefonik celular. Pas përfundimit të procedurave policia arrstoi në flagrancë shtetasin Lulëzim Vataj, 35 vjec, banues Tiranë.Ai u vu nën akuzë për "Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim". Policia thotë se po punon për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikimit, vendin e origjinës dhe destinacionin përfundimtar të drogës.Falë masave të marra në pikën kufitare të portit Durrës, javët e fundit janë evituar disa tentativa për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa në pranga kanë përfunduar transportuesit.