Vrasja e 28-vjeçarit në Këlcyrë, arrestohet autori
Është arrestuar nga policia autori i dyshuar për vrasjen e 28-vjeçaro Andi Naçi, pasditen e së hënës në hyrje të Këlcyrës në Përmet.Sipas policisë është arrestuar 26-vjeçari Jetjon Veizi, i dënuar më parë për vjedhje, i cili ka kundërshtuar policinë në momentin e arrestimit.26-vjeçari fillimisht qëlloi me armë zjarri ndaj oficerëve e më pas plagosi me thikë njërin prej ofircerëve të policisë.Sipas policisë, Veizi ka dashur që fillimisht të vrasë drejtuesin e taksisë dhe më pas pasagjerët me qëllim grabitjen e automjetit dhe të pasagjerëve, por në momentin e parë pistoleta nuk i ka shkrepur dhe pasi e ka mbushur me shpejtësi nuk ka mudur dot të realizojë qëllimin e tij dhe ka mundur të vrasë vetëm 28-vjeçarin Andi Naçi.Autori i vrasjes pas krimit është fshehur në mal dhe gjatë ditës së djeshme ka tentuar të largohet për në fshatin Fratar të rrethit Përmet i cili është edhe fshati i tij i lindjes me qëllim që të fshihej por është arrestuar nga policia.Sipas policisë, 26-vjeçari Veizi është dënuar tre herë për vjedhje dhe ishte i shpallur edhe në kërkim pasi gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg", pasi ky shtetas në vitin 2012 ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës varesen e floritit nga qafa një gruaje.Gjithashtu në vitin 2012 ky shtetas nën kërcënimin e armës ka vjedhur me dhunë një person në Tiranë, si dhe ka vjedhur me armë një kazino në Tiranë.Arrestimi i tij u bë për veprat penale të "Vrasjes me paramendim", të "Vrasjes mbetur në tentativë në rrethana të tjera cilësuese", si dhe të "Armbajties pa leje".