KQZ, cakton sot vendin e numërimit të votave për ZAZ-të

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të caktojë sot vendin e numërimit të votave për çdo Zonë të Administrimit të Votave për zgjedhjet e 23 qershorit.Ndërkohë sot përfundon edhe afati i dorëzimit të dokumentacionit për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël, të cilët do të kontrollojnë financat e partive politike.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka parashtruar edhe kriteret të cilët duhet të plotësojnë ekspertët që do të përzgjidhen nga ky institucion  ku përveç procedurave të përgjithshme të ushtrimit të profesionit, duhet të plotësojnë dhe disa kritere shtesë që janë: të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licencuar për jo më pak se 5 vjet, të mos kenë marrë masa disiplinore, të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit, të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse dhe të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i kontrollimit.Pas dorëzimit të dokumentacionit përkatës më pas do të hidhet edhe shorti ku do të përzgjidhen edhe ekspertët kontabël të liçensuar.Kontrolli i ekspertëve kontabël do të përfshijë shpenzimet e partive gjatë fushatave zgjedhore, si dhe fondet që zotërojnë këto subjekte politike.