Dhunohet zyra elektorale e LSI në Korçë, 3 persona në kërkim. Policia: Motive politike

Dhunohet zyra elektorale e LSI ne Korçë. Rreth orës 18:30 të së martës, zyra elektorale e ndodhur në lagjen 16, është dhunuar nga 3 persona të paidentifikuar. Në kohën e ngjarjes ndodheshin edhe punonjësit e LSI, të cilët ishin në shërbim të punës.Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 3 persona të panjohur kanë hyrë papritur në zyrën elektorale të LSI, duke ofenduar punonjësit të cilët gjendeshin në ato ambjente.Dëshmitarët okular të gjendur rastësisht në lagjen 16 të Korcës kanë informuar se situata është agravuar edhe më tej, pasi të tre djemtë kanë nisur të shkatërrojnë ambientin përreth, duke grisuar flamujt e posterat e LSI-së, deri në thyerrjen e xhamave të ambjentit.Pas këtyre veprimeve 3 dhunuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes, para ardhjes së policisë. Në bazë të hetimeve dhe situatës së krijuar, focat blu dyshojnë se ngjarja ka ndodhur për arsye politike.Sipas tyre 3 personat janë kundërshtar politikë të LSI, militantë të një partie politike kundërshtare. Por akoma nuk është bërë e ditur nëse gisht në ngjarje ka ndonjë person politik i qarkut të Korçës. Në lidhje me këto detaje policia ndodhet në vendngjarje duke vazhduar më tej hetimin.