"A mendoni se Britania duhet të mbetet një anëtare e Bashkimit Evropian?"
Partia Konservatore e Britanisë paraqiti të martën një projekt-ligj mbi referendumin që do të përcaktojë nëse Britania do të qëndrojë apo jo në Bashkimin Evropian.Ndërsa për herë të parë, publikohet pyetja që do të vihet dhe afati përfundimtar i referendumit, i cili do të në fund të vitit 2017."A mendoni se Britania duhet të mbetet një anëtare e Bashkimit Evropian?" është pyetja që do të shfaqet në fletët e votimit, sipas projektligjit, në të cilin theksohet se procesi do kryhet deri më 31 dhjetor te 2017.Ndërkaq ky projetligj ende nuk është përcaktuar se kur do të paraqitet për diskutim dhe votim në Dhomën e Komuneve, por është pothuajse e sigurt se ai do të refuzohet, pasi dhe Partia e Punës e opozitës, ashtu si dhe partia qeverisëse e kualicionit, Liberal Demokratët kundërshtojnë një referendum të tillë.Kryeministri David Cameron shpreson se me këtë mënyrë do të parandalojë kërcënimin e "rebelimit" të fraksioneve euroskeptikë në partinë e tij.Fakti që Elizabeth nuk përmendi referendumin, kur përshkroi planet e qeverisë për vitin 2014, disa ditë më parë, ka sjelle zëmërimin e deputetëve konservatorë,të cilët duan të përshpejtojnë këtë referendum.Ky Projekt-ligj pritet të prezantohet nga konservatorët, pasi ata të kenë fituar në zgjedhjet e ardhshme.Të hënën, presidenti amerikan Barak Obama i kërkoi britanikëve të shqyrtojnë nëse dhe si reformat e Bashkimit Evropian do të jenë të suksesshme para se të vendosin nëse do ta lënë Eurozonën. Obama ka mbështetur qëndrimin e Kryeministrit britanik mbi çështjen.