Koreja e Veriut, emërohet ministri i ri i mbrojtjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2013, 10:03
Regjimi i Koresë së Veriut ka zëvendësuar ministrin e mbrojtjes vetëm pas gjashtë muajve në detyrë.Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA ka bërë të ditur se ministër i ri do të jetë Jang Jong Nam. Ai është përshkruar si një komandant relativisht i ri në terren.Jang do të pasojë Kim Kyok Sik-un, i cili nga shumë vëzhgues është konsideruar si udhëheqës i linjës së ashpër.Emërimi i ministrit të ri të mbrojtjes pason një periudhë të tensioneve të përshkallëzuara në rajon.Koreja e Veriut në muajin shkurt ka kryer provën e tretë bërthamore, e cil ka çuar në sanksione më të ashpra kundër saj nga ana e Kombeve të Bashkuara.Që nga ajo kohë, Veriu ka kërcënuar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Azi.